ERJON KASTRATI

Kastrati fiton Kupën, vendimtar në finale
22 February, 2015 @12:59
Basketbollisti kosovar, Erjon Kastrati, ka fituar edhe një titull me skuadrën e tij Krka, pas fitores në finale të Kupës së Sllovenisë kundër skuadrës Zlatorog me rezultat 77-67.
Kastrati, i cili u aktivizua në këtë ndeshje nga banka rezervë, ishte vendimtar në momentet kyçe të ndeshjes duke shënuar dy trepikësha në çerekun e fundit, derisa takimin e përmbylli me 12 pikë të shënuara, duke u bërë koshashënuesi i tretë më i mirë te skuadra e tij.
Skuadra e Krkës e ka fituar për herë të dytë rresht Kupën e Sllovenisë, duke u bërë kështu skuadra e vetme pas Union Olimpijas që e ka fituar më shumë se një herë këtë titull.