WASH-CAVS

nba.com
38 pikë diferencë nga Cavs
21 February, 2015 @12:54
LeBron James, së bashku me kompaninë e tij, e pushtuan dje Washingtonin në Verizon Center.
Clevelandi e përfundoi ndeshjen me 38 pikë epërsi 127-89, ku në skenë ishte LeBron Jamesi, i cili për 25 minuta që luajti, shënoi 28 pikë i bëri 6 asistime dhe i rrëmbeu 5 kërcime.
Jamesi, gjithashtu u ndihmua edhe nga Kyrie Irving me 25 pikë e 7 asistime, kurse 18 pikët e John Wallit dhe Nene-së, nuk mjaftuan për fitore të Washingtonit.
Me 34 fitore e 22 humbje, Cavs gjendet në pozitën e katërt në Konferencën Lindore.
Video
Depertimi i Kyrie Irvingit