Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WARRIORS

Deklasojnë Spursin

nba.com

Deklasojnë Spursin


21 February, 2015 @10:55

Pas pushimit nga All Star, Golden State Warriors, vazhdoi me fitore, prej aty ku mbeti.

Në derbin e Perëndimit, Golden State Warriors - San Antonio Spurs, fitues doli skuadra vendase, me rezultat 110-99.

Si në shumicën e rasteve, përsëri në skenë ishin dyshja fantastike e luftëtarëve Curry e Thompson. 

Stephen Curry luajti me 25 pikë, 11 asistime, 4 kërcime e 4 topa të vjedhur, derisa partneri i tij Klay Thompson u dalluame 20 pikë.

Ndërsa yjet e San Antonio Spurs, mbetën të shuara. Tim Duncan dhe Manu Ginobili luajtën me nga 8 pikë secili, derisa dirigjenti Tony Parker arriti të shënoi vetëm dy pikë, që ndikoi shumë në humbjen e Spursit.

Golden State Warriors, gjendet në maje të Perëndimit, me 43 pikë e 9 humbje, derisa në pozitën e shtatë është skuadra e trajnerit Gregg Popovich me bilanc 34-21.


Video

Depërtimi i Stephen Curry



 
Të gjitha lajmet nga NBA