VALENTIN SPAQI

BOROZANI
Edhe Spaqi largohet nga Besa
21 February, 2015 @19:37
Skuadra e Besës ka hyrë në një krizë të madhe, pasi kanë filluar të largohen emra të rëndësishëm nga kjo skuadër.
Nga klubi pejan është larguar kryetrajneri Valentin Spaqi, i cili e kishte marrë drejtimin e skuadrës vetëm para tre ndeshjeve.
“Njoftoj të gjithë basketbolldashësit që nga ky moment para ndeshjes me Kastriotin se nuk do të jem më pjesë e KB Besa për shkak të rrethanava të krijuara në skuadër. I dëshiroj suksese KB Besës,” ka shkruar Spaqi në Facebook, duke njoftuar largimin e tij.
Përveç Spaqit, nga skuadra e Besës është larguar edhe basketbollisti Mustafë Merovci, i cili largimin e tij e kishte bërë të ditur në të njëjtën mënyrë sikurse trajneri i tij i deritashëm.