CHRIS BOSH

nba.com
Lajm i keq për Boshin
22 February, 2015 @14:11
Disa ditë më parë, Chris Bosh, kishte probleme shëndetësore, ndërsa pas testeve mjekësore, është caktuar se në mushkëritë e tij kishte koagulim të gjakut.
Boshi e mbyll stinorin për sivjet, edhepse tani nuk ka ndonjë rrezikë për jetë.
Në lidhje me këtë rast, ish bashklojtari i tij LeBron James lëshoi një shkrim në Twitter, që tregon se sa është i brengosur për të:
“Lutjet e mia janë për ty dhe për familjen tënde vëllau im, do të kisha dëshirë që të jem afër dhe të bëjmë shaka. E di se sa je i fortë, do të kthehesh edhe më mirë se sa që ishe”.
Rrikthimi i Chris Boshit, mund të zgjatë më shumë se një stinor, por ekziston mundësia që ta përfundojë edhe karrierën, transmetojnë mediat amerikane sot.