TURQI

ntvspor.net
Kupa i takoi Efesit
22 February, 2015 @18:15
Kupa e Turqisë për këtë vit i takoi Anadolu Efesit, që në finale mposhti rivalin e ashpër, Fenerbahçen, me 10 pikë diferencë.
Ndeshja ka qenë mjaft interesante dhe gjatë gjithë ndeshjes epërsia e Efesit ka qenë e ngushë, ndërsa në fund, përkundër tentimeve të Fenerit, ata ruajtën epërsinë dhe u treguan më syçelë për të fituar ndeshjen dhe në fund edhe Kupën.
Thomas Heurtel u përzgjedh MVP i finales së Kupës, derisa ndër më të dalluarit në ndeshje ka qenë edhe Dario Saric, te ekipi fitues.
Për Fenerbahçen, Kenan Spahi, luajti disa minuta në ndeshje po pa arritur të ndikojë në rezultat.
Përndryshe, kjo ka qenë Kupa e dhjetë në histori të këtij ekipi.