DURANTULLA

REUTERS
Kevin Durant operohet përsëri
23 February, 2015 @11:37
Në fillim të stinorit, Kevin Durant e kishte thyer këmbën e djathtë dhe ishte detyruar që të operohet.
Te këmba e tij, ishin vendosur vida, derisa tani në operimin e fundit, janë ndërruar ato, ngase Duranti kishte dhimbje në këmbë dhe vendosi që të mos humbas kohë më shumë.
Ky operim, Durantullën nuk do të lë jashtë parketit për shumë kohë dhe pritet që të kthehet në një afat të shkurtër.
Ndërsa vetë lojtari për këtë tha:
“Është një situatë e vështirë për mua, por do ta kaloj më së miri këtë fazë”.
Kevin Durant, në këtë stinor arriti të luaj vetëm në 27 ndeshje deri më tani.