INFORMATORI
BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Xhiroja e kaluar, me pak gjoba
25 February, 2015 @9:57
Xhiroja e XX e Superligës ka kaluar pa dënime të mëdha dhe të shumta, siç karakterizohet ndonjëherë java e derbive.
Në Informatorin e fundit të botuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, FBK, është bërë e ditur se këtë xhiro ndeshjet kanë qenë kryesisht korrekte dhe se vetëm Arian Tahiri i Trepçës për shkak të një gabimi teknik dhe ekipi i Yllit për shkak të hudhjes së gjësendeve nga tifozët në fushë janë gjobitur.
Tahiri për tekniken duhet të paguajë 50€ në arkën e FBK-së, derisa Ylli 100€ për hudhjen e gjësendeve të lehta, shkruan në njoftimin dhe vendimin e Komesarit të Garave.