KUPA E KOSOVËS

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Ndeshjet e fundit, para Final Fourit
25 February, 2015 @9:40
Sot, me ndeshjen Sigal Prishtina nisin ndeshjet e fundit çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ku pritet të përcaktohen edhe pjesëmarrësit e fundit në Final Four.
Sigal Prishtina ndeshet me Kaçanikun sonte me fillim në ora 19:00, derisa në ndeshjen tjetër, Peja pret Kosovën e Vushtrrisë të enjten në ora 17:00.
Pjesëmarrësit që kanë siguruar Final Fourin deri më tani janë: Trepça dhe Ylli, ndërsa pas përkcaktimit të dy skuadrave tjera do të hidhet shorti gjysmëfinal.
Ndërkaq, në konkurrencën e femrave, Ylli pret Penzën nesër, derisa Drita Prishtinën të enjten për të përcaktuar finalistet e garës, që pritet të takohen më 8 mars në Suharekë për betejën që sjell Kupën e Kosovës.
Përballjet e fundit para Final Fourit:
Sonte 19:00 | Sigal Prishtina - Kaçaniku | ||
E enjte 17:00 | Peja - Kosova Vushtrri | ||
Sonte 17:00 | Ylli - Penza | ||
E enjte 17:00 | Drita - Prishtina |