MEDIA

BOROZANI/Erdis Driza
Farmer te Krasniqi në Arabi!
28 February, 2015 @15:45
Njëri ndër basketbollistët që u paralajmërua se do të vinte te Sigal Prishtina këtë stinor, Desmon Farmer, është bërë pjesë e ekipit arab, Al Hilal, ka njoftuar Eurobasket.
Kalimi i Farmerit në Al Hilal, është tejet interesant për faktin se ai përkundër se u paralajmërua nga ekipi prishtinas, nuk arriti asnjëherë te klubi nga kryeqyteti.
E për ironi, Al Hilalin e udhëheq aktualisht ish trajneri i Sigal Prishtinës, Arben Krasniqi, që është edhe trajneri i vetëm që ka arritur të dalë nga Kosova për të udhëhequr një ekip jashtë vendit.
Krasniqi është trajneri më i suksesshëm kosovar i pasluftës duke arritur të fitojë një numër të madh të trofeve me Prishtinën.