PRISHTINË

‘Stërvitje’ për Prishtinën
27 February, 2015 @21:02
Dueli ndërmjet skuadrës lidere dhe asaj të fundit në Superligë, Sigal Prishtinës dhe Kastriotit, ka përfunduar me fitore jo shumë të mundimshme për prishtinasit.
Prishtina që nga çereku i parë krijoi epërsi të konsiderueshme duke e përmbyllur dhjetëminutëshin e parë me 13 pikë epërsi, 32-19, e cila u rrit vazhdimisht deri në përfundim të ndeshjes.
Basketbollisti më i mirë te Prishtina, Dardan Berisha, nuk luajti fare në këtë ndeshje për shkak të lëndimit, derisa më i dalluari tek ekipi nga kryeqyteti u bë organizatori amerikan Jordan Hulls që luajti me 23 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime. Në anën tjetër, Keith Gabriel tregoi paraqitje të shkëlqyer tek ferizajasit, mirëpo atij i mungoi përkrahja nga bashkëlojtarët. Gabriel luajti me 39 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.
Kjo ishte fitorja e 12 rresht për Prishtinën në Superligë, derisa Kastrioti pas fitores së madhe ndaj Besës në xhiron e kaluar, iu është rikthyer përsëri humbjeve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Jordan Hulls | 23 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
2 | Blerim Mazreku | 21 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
3 | Demontez Stitt | 19 pikë | 3 kërcime | 10 asistime |
4 | Julian Mavunga | 19 pikë | 11 kërcime | 7 asistime |
5 | Edin Bavcic | 15 pikë | 18 kërcime | 4 asistime |
6 | Leonard Mekaj | 11 pikë | 1 kërcim | 6 asistime |
7 | Mërgim Jakupi | 8 pikë | 7 kërcime | 1 bllokadë |
8 | Driton Bajrami | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Keith Gabriel | 39 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
2 | Vincent Williams | 13 pikë | 6 kërcime | 7 asistime |
3 | Stephan Coles | 12 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
4 | Nikolay Balev | 10 pikë | 4 kërcime | 2 bllokada |
5 | Armend Jashari | 9 pikë | 2 asistime | - |
6 | Gent Shabani | 5 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |