PEJË

BOROZANI/Lis Dorambari
Besa demolon Vëllaznimin
28 February, 2015 @18:24
Besa e Pejës ka shënuar fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës duke e mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në Karagaç thellë, 102-75.
Fitorja e Besës ka qenë shumë domethënëse për ekipin pejan, që po lufton për mbijetesë dhe me këtë triumf ata i janë afruar edhe me pikë Vëllaznimit dhe mund t’i rrezikojnë në luftë për mbijetesë.
Alex Carcamo me 30 pikë të shënuara ka qenë njeriu kryesor i kësaj ndeshjeje, derisa atij i kanë ndihmuar edhe Beqë Kovaqi e Elvan Iljazi me nga mbi 20 pikë të shënuara secili, si dhe amerikani Joshua Mason me 17 tjera.
Te Vëllaznimi, më të dalluarit kanë qenë Korab Prekazi me 20 pikë të shënuara, derisa ndihma e ardhur nga Ujkan Karanezi, Blendi Matoshi dhe Gent Zeka, nuk ka qenë e mjaftueshme për më tepër te kuqezinjtë.
Besa me këtë fitore ngrit bilancin në 4-17, derisa Vëllaznimi kalon në 5-16.
Statistikat ekipore
BESA | VËLLAZNIMI | ||
Çereku i parë | 16 | 18 | |
Çereku i dytë | 29 | 16 | |
Çereku i tretë | 27 | 13 | |
Çereku i katërt | 30 | 28 | |
Kërcime | 49 | 40 | |
Asistime | 31 | 14 | |
Bllokada | - | - | |
Topa të vjedhur | 6 | 12 | |
Topa të humbur | 15 | 10 | |
Tentime për tre pikë | 9/15 | 10/34 | |
Tentime nga loja | 36/63 | 28/79 | |
Gjuajtje të lira | 21/29 | 9/20 |
Statistikat individuale te Besa
1 | Alex Carcamo | 30 pikë | 20 kërcime | 7 asistime |
2 | Beq Kovaqi | 22 pikë | 6 kërcime | 7 asistime |
3 | Elvan Iljazi | 21 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Joshua Mason | 17 pikë | 4 kërcime | 10 asistime |
5 | Dion Basha | 6 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
6 | Kushtrim Zeqiraj | 4 pikë | 11 kërcime | 3 asistime |
7 | Rron Deçani | 2 pikë | - | - |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Korab Prekazi | 20 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
2 | Blendi Matoshi | 13 pikë | 6 kërcime | - |
3 | Gent Zeka | 11 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Ujkan Karanezi | 10 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Sami Hajzeraj | 8 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Driton Rraci | 6 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Imer Tahiri | 4 pikë | 5 kërcime | 6 asistime |
8 | Valon Gashi | 3 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |