NË SUHAREKË

Gjysmëfinalja e stinorit të kaluar Prishtina-Peja/ BOROZANI/ Lis Dorambari
Prishtina e Peja, shmangin njëra-tjetrën në Final Four
28 February, 2015 @19:25
Mbrojtësja e trofeut të Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina do të ndeshet me rivalen e vjetër të saj, Trepça, në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, sot pas shortit të tërhequr.
Në takimin tjetër, organizatori i Final Fourit, Ylli do të luajë ndaj Pejës, së cilën e fitoi së fundi në palestrën 13 qershori.
Fituesit e këtyre ndeshjeve takohen në finalen e madhe që zhvillohet të dielën më 8 mars në Suharekë.
Te femrat, finalja luhet në mes të Yllit dhe Prishtinës.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në 13 qershori të Suharekës duke nisur nga 6 marsi, derisa orari i ndeshjeve do të bëhet i ditur më vonë.