SHQIP NË BOTË

Morina e Mocnik, ngritin Heliosin
3 March, 2015 @8:47
Basketbollisti kosovar, Gëzim Morina, po vazhdon të shkëlqejë në elitën sllovene të basketbollit me ekipin e tij, ku luan aktualisht, Helios.
Morina 203 centimetërsh ka qenë njëri ndër basketbollistët me më së shumti minuta të kaluara në parket mbrëmë në ndeshje ndaj kundërshtarit të tyre, Elektra, që përfundoi me fitore të ekipit të Heliosit, 84-92.
Gëzimi, në 35 minutat e kaluara në parket regjistroi 12 pikë, 8 kërcime e 1 asistim, derisa po në këtë ekip luan edhe ish lojtari i Pejës, Jan Mocnik, që shënoi 14 pikë e 7 asistime në fitore.
Gëzim Morina 23 vjeç është pjesë e pesëshes së parë të ekipit të drejtuar nga trajneri Gasper Okorn. Me këtë fitore, Helios ka arritur bilancin prej 6 fitoreve dhe 11 humbjeve që e forcon ekipin në luftë për mbijetesë.