Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Basketbollistët që shkruan historinë e ekipit

Foto: KB Peja

Basketbollistët që shkruan historinë e ekipit


4 March, 2015 @20:26

Peja ka arritur të plasohet për herë të parë në histori të saj në katërshen më të mirë të ligës ballkanike, që shënon historinë në ekipin verdhezi duke e mposhtur sonte Mornarin.

Peja këtë sukses e arriti në stinorin e dytë të pjesëmarrjes në garën e parë ndërkombëtare, prej se në ‘to po marrin pjesë ekipet kosovare. 

Sigal Prishtina është ekipi i parë kosovar që e ka arritur këtë sukses dhe atë në stinorin debutues, 2013/14, kur pejanët nuk kishin arritur të plasohen në Play-Off të kësaj lige. 

Kështu, si trajneri Boris Kurtovic, ashtu edhe basketbollistët e këtij stinori të ekipit pejan do të mbesin të shkruar me shkronja të arta në historinë e klubit. 

Natyrisht, Peja tashmë ka mundësi që të bëj edhe më të madhe këtë histori duke u plasuar në finale, e pse jo edhe të fitojë këtë ligë. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League