Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I PRISHTINËS

Ilievski preferon Pejën kundërshtar të radhës

Foto: KB Prishtina

Ilievski preferon Pejën kundërshtar të radhës


4 March, 2015 @13:49

Sigal Prishtina shënoi fitore në katër ndeshjet e fazës së dytë grupore të Balkan League dhe me plotë meritë u kualifikua për fazën e tretë, apo çerekfinale të kësaj gare. 

Pas fitores së mbrëmshme, trajneri maqedon i ekipit prishtinas, Marjan Ilievski ka thënë: 

“Mbrëmë ia nisëm keq ndeshjes, nuk e di se prej nga erdhi gjithë ai presion te lojtarët. Sidoqoftë, në çerekun e dytë luajtëm lojën tonë dhe çdo gjë u rikthye në të mirën tonë. I uroj lojtarët për fitoren, pasi që ishim të hendikepuar pa lojtarin më të rëndësishëm të ekipit, Dardan Berishën. Preferoj Pejën në çerekfinale, para Craiovës për shkak të largësisë dhe udhëtimit të lodhshëm,” ka thënë Ilievski, transmeton sot faqja zyrtare e ligës ballkanike. 

Sigal Prishtina në fazën e tretë do të ndeshet me ekipin që përfundon i treti në Grupin CBIBL, që do të përcakohet sonte pas ndeshjes Mornar - Peja që luhet në Tivar të Malit të Zi. 

REZULTATET E DERITASHME DHE TABELA AKTUALE E BIBL


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League