I PARI PAS JORDANIT

nba.com
Westbrook i pakapshëm
5 March, 2015 @9:36
Ylli i Oklahomës, Russell Westbrook, në mungesë të Kevin Durantit, është duke shkëlqyer me performancën e tij në skuadër.
Edhepse luajti me maskë për shkak të një lëndimi të lehtë, kjo nuk e ngadalësoi Westbrookun, që ta bëj triple double-in e katërt me radhë (49 pikë, 16 kërcime, 10 asistime).
Russell, u bë lojtari i parë pas Michael Jordanit, që arriti shifrat magjike katër herë radhazi, derisa 49 pikët e shënuara nga Westbrook, njëkohësisht ishin shifra më e madhe e pikëve në karrierën e tij.
Jordan kishte arritur shtatë herë radhazi shifrat magjike, në vitin 1989.
Video
Performanca e Westbrookut