Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR 2015 - SUHAREKË

Peja shuan ëndrrat e Yllit

BOROZANI

Peja shuan ëndrrat e Yllit


6 March, 2015 @21:44

Peja ka arritur të dalë në finale të Kupës së Kosovës duke e mposhtur Yllin organizator të Final Four 2015

Wise fantastik

Te ekipi pejan sonte është dalluar Nic Wise që ka qenë i jashtëzakonshëm, derisa te mysafirët nuk ndezi asgjë pas çerekut të parë të lojës. 

Peja i kthehet finales së Kupës pas një viti mungesë, derisa aty e pret rivali i ashpër Sigal Prishtina

Forca e Yllit

Fillimi i ndeshjes i takoi bindshëm Yllit. Vendasit, të përkrahur edhe nga publiku që kishte stërmbushur palestrën 13 qershori kanë krijuar epërsi 7 pikëshe në fund të 10 minutëshit të parë. Gjatë këtyre minutave, Najee White dhe Charles Hammork udhëhoqën Yllin drejt avantazhit. 

Furia e Pejës

Mirëpo, në çerekun e dytë Peja, më saktësisht, Nic Wise, tregoi cilësitë e tij të jashtëzakonshme. Ai shënoi hiç më pak se 16 pikë për të rikthyer rezultatin në të mirë të verdhezinjëve, derisa në fund të pjesës së parë pejanët krijuan epërsi të konsiderueshme prej 45-33. 

Kur pritej rikthimi i Yllit në lojë në nismë të pjesës së dytë të ndeshjes, nxënësit e Agron Berishës nuk e arritën këtë. Peja vazhdoi të mbajë ritmin, derisa Ylli asnjëherë nuk u ndez siç ka bërë në disa ndeshje gjatë Superligës. 

Ruajtja e epërsisë

Peja arriti të mbajë epërsinë 15 pikëshe thuajse gjatë gjithë çerekut të tretë, derisa Ylli kërkonte këndelljen. 

Rrjedha e çerekut të fundit nuk solli ndryshime të mëdha në ndeshje edhe pse Ylli disa herë uli epërsinë pejane, por përfundimisht Peja ishte sonte shumë më e mirë se ekipi vendas dhe arriti finalen e Kupës për herë të parë që prej Final Four 2013

Nic Wise me 22 pikë ishte koshashënuesi më i mirë ndeshjes, derisa Alban Veseli u dallua me double-double prej 19 pikë e 16 kërcimeve. Por, Albani nuk ishte i vetmi me double-double te Peja. Atij këtu i bëri konkurrencë edhe Drilon Hajrizi që regjistroi 10 pikë e 11 kërcime, derisa te Ylli më efikas ka qenë White, me double-double prej 20 pikëve dhe 13 kërcimeve. 

Finalja

Pejë në finalen e së dielës takohet ndaj rivales së ashpër të saj, Sigal Prishtina, në ndeshjen që zhvillohet në palestrën 13 qershori të Suharekës, e cila u dallua sonte me organizim të mirë të ditës së parë të Final Four 2015. 



Statistikat ekipore:

YLLI PEJA
Çereku i parë 22 15
Çereku i dytë 11 30
Çereku i tretë 19 20
Çereku i katërt 14 30
Asistime 14 14
Bllokada 6 4
Kërcime 34 49
Topa të vjedhur 1 5
Topa të humbur 12 8
Tentime nga loja 24/70 34/73
Tentime për tre pikë 1/14 5/19
Tentime nga gjuajtet e lira 17/24 22/37


Statistikat individuale te Ylli:

1 Najee White 20 pikë 13 kërcime -
2 Urim Zenelaj 12 pikë 7 kërcime 1 asistim
3 Artin Gashi 11 pikë 2 kërcime 2 asistime
4 Derrick Washington 8 pikë 3 kërcime 10 asistime
5 Charles Hammork 7 pikë 5 kërcime -
6 Erris Nushi 5 pikë - 1 asistim
7 Arian Qallaku 3 pikë 1 kërcim -


Statistikat individuale te Peja:

1 Nic Wise 22 pikë 3 kërcime 5 asistime
2 Alban Veseli 19 pikë 16 kërcime 3 asistime
3 Fisnik Rugova 15 pikë 7 kërcime -
4 Jozo Brkic 14 pikë 6 kërcime 1 asistim
5 Drilon Hajrizi 10 pikë 11 kërcime 3 asistime
6 Jaleel Nelson 10 pikë 5 kërcime 1 asistim
7 Janou Rubin 4 pikë 1 kërcim 1 asistim
8 Ardit Beqiri 1 pikë - -

FINAL FOUR 2015 - SUHAREKË

Prishtina arrin finalen e tretë me radhë

FBK Superliga/International

Prishtina arrin finalen e tretë me radhë

06/03/15 @ 18:23

TOP 10 PLAYERS

6 lojtarë nga ekipet tona në TOP 10, Hulls i dyti

Balkan League

6 lojtarë nga ekipet tona në TOP 10, Hulls i dyti

06/03/15 @ 12:09

PARA FINALEVE

Prishtina paraqet Trajkovskin edhe për ndeshjet në Kosovë

FBK Superliga/Balkan League

Prishtina paraqet Trajkovskin edhe për ndeshjet në Kosovë

06/03/15 @ 11:07

TAKIMI

Kenan Spahi inkurajon talentët kosovarë

FBK Superliga/Euroleague

Kenan Spahi inkurajon talentët kosovarë

06/03/15 @ 10:40

FINAL FOUR 2015 - SUHAREKË

Beteja e vështirë për finale

FBK Superliga

Beteja e vështirë për finale

06/03/15 @ 09:03

FINAL FOUR 2015 - SUHAREKË

Dueli i parë i Final Fourit

FBK Superliga

Dueli i parë i Final Fourit

05/03/15 @ 23:33

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga