FINAL FOUR 2015 - SUHAREKË

BOROZANI
Prishtina arrin finalen e tretë me radhë
6 March, 2015 @18:23
Sigal Prishtina ka arritur të mposht Trepçën në ndeshjen hapëse të Final Four 2015 për Kupën e Kosovës.
Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti kështu ka bërë hapin përfundimtar para finales së madhe që do të luhet të dielën në palestrën 13 qershori të Suharekës.
Ndeshjes në fakt, shumë mirë ia nisi Trepça, që u përball mjaft mirë ndaj Prishtinës kampione me vendorët e saj, duke përfunduar çerekun e parë me epërsi minimale, 24-25.
Por kjo ishte e tëra nga ekipi mitrovicas. Më pas gjithçka kaloi në dorë të ekipit prishtinas të cilët gradualisht ngritën lojën për të shënuar fitore komode në fund, me rezultat 92-65.
Koshashënuesi më i mirë te Prishtina ishte Jordan Hulls 26 pikë, i cili regjistroi edhe 5 asistime, derisa Bojan Trajkovski ndihmoi me 14 pikë tjera.
Te Trepça, pika më e dalluar ishte Besnik Azemi që shënoi 20 pikë për ekipin e tij.
Statistikat ekipore:
TREPÇA | SIGAL PRISHTINA | ||
Çereku i parë | 25 | 24 | |
Çereku i dytë | 12 | 26 | |
Çereku i tretë | 13 | 28 | |
Çereku i katërt | 15 | 14 | |
Asistime | 16 | 23 | |
Kërcime | 25 | 33 | |
Bllokada | 2 | 5 | |
Topa të vjedhur | 7 | 8 | |
Topa të humbur | 11 | 12 | |
Tentime nga loja | 28/68 | 36/62 | |
Gjuajtje të lira | 5/9 | 10/12 | |
Tentime për tre pikë | 4/15 | 10/20 |
Statistikat individuale te Trepça:
1 | Besnik Azemi | 20 pikë | 4 kërcime | - |
2 | Valdrin Haxhiu | 12 pikë | - | 6 asistime |
3 | Samir Zekiqi | 10 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Arian Tahiri | 8 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
5 | Gazmend Asllani | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Arian Mehmeti | 4 pikë | 8 kërcime | 1 asistime |
7 | Fikret Handzic | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
8 | Safet Mustafa | 2 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina:
1 | Jordan Hulls | 26 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
2 | Blerim Mazreku | 19 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Bojan Trajkovski | 14 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
4 | Demontez Stitt | 14 pikë | 5 kërcime | 6 asistime |
5 | Julian Mavunga | 9 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
6 | Edmond Azemi | 6 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
7 | Leonard Mekaj | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistime |
8 | Mërgim Jakupi | 2 pikë | - | - |
9 | Driton Bajrami | - | - | - |