MARJAN ILIEVSKI

Foto: KB Prishtina/ Facebook
Trofeu është synim i klubit
8 March, 2015 @16:43
Maqedoni Marjan Ilievski, sonte do të mund të fitojë trofeun e parë të tij me ekipin e Sigal Prishtinës.
Ilievski, që erdhi në Prishtinën me ndërrimin e viteve, ka kapur një seri të mirë në të gjitha garat ku po marrin pjesë bardhekaltërit - vetëm fitore.
“Finalja është një ndeshje ku unë dua që Prishtina të paraqitet sa më mirë, ndërsa trofeu është njëri ndër synimet tona këtë stinor,” ka thënë trajneri për Kohën Ditore.
Sigal Prishtina nëse e mposht Pejën sonte në finale të Final Four 2015 do të bëj hat-trick të Kupave të Kosovës, duke i fituar tre me radhë, pasi që në dy stinorët e fundit ajo ka fituar këtë trofe.
Dy vite më parë, Prishtina kishte mposhtur Pejën në finalen e Sezai Surroit të Prizrenit, derisa vitin që shkoi mposhti Bashkimin në finale të Shani Nushit në Gjakovë.