Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR 2015 - FINALJA

Kupa në Pejë

BOROZANI

Kupa në Pejë


8 March, 2015 @21:40

Peja ka arritur të shënojë fitore në finale të Kupës së Kosovës në basketboll për të fituar Kupën e Kosovës pas tre viteve pritje. 

Viti 2011 ishte hera e fundit kur verdhezinjtë kishin fituar këtë Kupë, derisa të drejtuar nga Boris Kurtovic, Peja, arriti te trofeu i saj i parë pas shpalljes kampion në stinorin 2012/13. 

Rrjedha e ndeshjes

Drilon Hajrizi dhe Nic Wise kanë qenë basketbollistët që kanë bërë dallimin në çerek të parë të ndeshjes. Atyre me pikë iu ndihmoi Alban Veseli, derisa Prishtina nuk arriti të shënojë më shumë se 10 pikë në këtë çerek, krahas 23-ve të verdhezinjëve. 

Tre minutat e para të çerekut të dytë panë këtë rezultat, 2-2 (25-12 për Pejën), pasi që sa gabonin basketbollistët e njërës, ashtu edhe të tjetrës palë. Pas një pushimi minutësh, lojtarët erdhën në vete dhe ndeshja rimorri mprehtësinë e saj, ku pak më e koncentruar dukej Prishtina, derisa Peja mbahej me Wise e Janou Rubin në lojë (41-29 për Pejën). 

Pjesa e dytë

Pasi u kthyen nga pushimi, në pjesë të dytë, Prishtina u udhëhoq nga qendra boshnjake Edin Bavcic, që me gjuajtet nga jashtë, por edhe me lojë të mirë brenda zonës, mbante Prishtinën në lojë, por edhe ulte nga pak epërsinë pejane. 

Në çerekun e fundit të lojës Prishtina arriti të ulë epërsinë pejane në 5 pikë, mirëpo përmes Hajrizit dhe Veselit të jashtëzakonshëm, pejanët mbajtën 10 pikëshin kah fillimi i këtij dhjetë minutëshi. 

Fundi dramatik

Pikët e Julian Mavungas (një treshe dhe një ngulitje) minimizuan epërsinë e Pejës, e në akcionin e parafundit Veseli maestral shënon për të bërë rezultatin 69-66 për Pejën. 

Akcioni i fundit i Prishtinës, u ndërpre përsëri nga Veseli, për të dalë në sulm dhe për tu fauluar. Veseli shënoi një pikë nga gjuajtja e lirë për t’ia dhënë Pejës 3.9 sekonda para fundit të ndeshjes. 

Ky ka qenë triumfi i parë i Pejës ndaj Prishtinës në një finale pas titullit kampion të Pejës, dy stinorë më parë



Statistikat ekipore:

PRISHTINA PEJA
Çereku i parë 10 23
Çereku i dytë 19 18
Çereku i tretë 21 17
Çereku i katërt 16 12
Asistime 10 17
Kërcime 29 25
Bllokada - 4
Gjuajtje të lira 10/15 8/13
Gjuajtje nga zona 24/54 27/56
Gjuajtje për tre pikë 8/22 8/21
Topa të vjedhur 7 8
Topa të humbur 18 11


Statistikat individuale te Sigal Prishtina:

1 Edin Bavcic 24 pikë 4 kërcime 1 asistim
2 Julian Mavunga 10 pikë 5 kërcime 1 asistim
3 Blerim Mazreku 10 pikë 2 kërcime -
4 Jordan Hulls 8 pikë 4 kërcime 5 asistime
5 Edmond Azemi 7 pikë 11 kërcime 1 asistim
6 Demontez Stitt 7 pikë 2 kërcime 2 asistime
7 Leonard Mekaj - 1 kërcim -


Statistikat individuale te Peja:

1 Janou Rubin 17 pikë 1 kërcim 6 asistime
2 Dominique Wise 16 pikë 1 kërcim 3 asistime
3 Alban Veseli 14 pikë 2 kërcime 3 asistime
4 Drilon Hajrizi 9 pikë 9 kërcime 4 asistime
5 Jozo Brkic 9 pikë 10 kërcime -
6 Ardit Beqiri 3 pikë 1 kërcim 1 asistim
7 Fisnik Rugova 2 pikë 1 kërcim -
8 Jaleel Nelson - - 3.44 min lojë
9 Arti Hajdari - - 1.12 min lojë

FINALJA 2015 - SUHAREKË

Kupa e Prishtinës

FBK Superliga

Kupa e Prishtinës

08/03/15 @ 18:10

MARJAN ILIEVSKI

Trofeu është synim i klubit

FBK Superliga

Trofeu është synim i klubit

08/03/15 @ 16:43

HAJRIZI

Me angazhim maksimal, vjen Kupa

FBK Superliga

Me angazhim maksimal, vjen Kupa

08/03/15 @ 15:59

FINAL FOUR 2015 - SUHAREKË

Kujt do t’i takojë trofeu i parë i vitit?!

FBK Superliga

Kujt do t’i takojë trofeu i parë i vitit?!

08/03/15 @ 15:22

DARDAN BERISHA

A do të luajë Dali në finale?

FBK Superliga/Balkan League

A do të luajë Dali në finale?

07/03/15 @ 13:29

DOMINIQUE WILKINS

Nderohet Wilkins

NBA

Nderohet Wilkins

07/03/15 @ 12:03

ATL-CAVS

“Mbret” i lindjes Atlanta

NBA

“Mbret” i lindjes Atlanta

07/03/15 @ 10:37

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga