SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/Lis Dorambari
Rruga drejt gjysmëfinales
11 March, 2015 @9:26
Bardhekaltërit kampionë që u nisën nga finalja e humbur e Kupës për në Rumani dhe arritën aty pas 16 orëve udhëtim, kanë tejkaluar lodhjen e rrugës mbrëmë dhe sonte do të futen në palestrën Polivalenta të Craiovas për tu përballur me rivalin e çerekfinales.
Dardan Berisha, lojtari më i mirë i Prishtinës dhe koshashënuesi më i mirë i stinorit të rregullt në ligën ballkanike, pritet të jetë mungesë e madhe për sulmin e bardhekaltarëve.
Sidoqoftë, ekipi i drejtuar nga Marjan Ilievski është aty për të shënuar fitore, ose së paku për të mos humbur thellë para ndeshjes së kthimit që luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve dy javë më vonë, saktësisht më 25 mars.
Prishtina dhe Craiova janë përballë ndërmjet vete edhe në fazën e parë të grupeve këtë stinor në BIBL, ku të dyja kanë shënuar fitore si vendas. Ndërsa në duelet e përgjithshme ndërmjet, të dyja skuadrat kanë nga dy fitore të shënuara përballë tjetrës.
Prishtina në katër ndeshjet e fundit në BIBL ka shënuar katër fitore dhe kjo është trimëruese për kampionët e Kosovës, derisa Craiova nuk ka kaluar edhe shumë mirë në grupin e saj.
Në mungesë të Dardanit, në pah ka dalë Jordan Hulls zakonisht, derisa Bojan Trajkovski, Edin Bavcic dhe Blerim Mazreku do të duhet të bëjnë lojën më të mirë të tyre nën kosh për t’iu afruar gjysmëfinaleve, ku Prishtinën e pret Kozuvi.
REZULTATET DHE TABELAT E STINORIT TË RREGULLT