Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD

57 pikë nga Irving

nba.com

57 pikë nga Irving


13 March, 2015 @10:22

Një ndeshje fenomenale, është zhvilluar dje në AT&T Center ndërmjet, San Antonio Spursit dhe Cleveland Cavaliersit.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, rezultati ishte 110-107 në favor të Spursit, ku Kawhi Leonard, ishte në vijën e gjuajtjeve të lira ku nuk arriti të shënojë në dy tentime, ndërsa krejt në fund Kyrie Irving e mori përgjegjësinë dhe me shënimin e tij nga treshi, e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Gjatë lojës shtesë të ndeshjes, më të motivuar ishin djelmoshat e trajnerit David Blatt, ku e përfunduan ndeshjen me rezultat 128-125.

Ylli i ndeshjes, ishte padyshim Kyrie Irving, i cili e theu rekordin personal me 57 pikë, ku gjithashtu kjo ishte shifra më e madhe në histori të klubit, njëkohësisht edhe më e nalta deri më tani në këtë stinor në NBA.

Irving, ishte i saktë totalisht nga vija e treshit, ku në shtatë tentimet e tij, nuk e humbi asnjë, derisa u ndihmua edhe nga LeBron Jamesi me 31 pikë, 7 asistime e 5 kërcime.

Ndërsa në anën tjetër, 31 pikët e Tony Parkerit, nuk mjaftuan për ta ndalur Irvingun.

Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e Clevelandit, derisa i kanë 42 në përgjithësi dhe me 25 humbje gjenden në pozitën e dytë në Koferencën Lindore.


Video

Performanca e Kyrie Irving



 
Të gjitha lajmet nga NBA