KUPA E KOSOVËS - TË RINJTË
BOROZANI/D.S.
Shorti për Final Four, nesër
12 March, 2015 @14:36
Pasi që u përcaktuan ekipet pjesëmarrëse në Final Four të Kupës së Kosovës për kategori të reja, nesër do të hidhet shorti gjysmëfinal, ka bërë të ditur FBK-ja në një njoftim të saj sot.
Përndryshe, të gjitha ndeshjet për të tre kategoritë do të luhen në Obiliq me datat 21 dhe 22 mars, kur edhe pritet të bëhen të ditur fituesit për këtë vit të Kupës së Kosovës në kategoritë e pionierëve, kadetëve dhe juniorëve.
Sa i përket ekipeve pjesëmarrëse në këto kategori, 5 ekipe janë nga Prishtina, 4 nga Prizreni, 2 nga Peja dhe 1 nga Mitrovica.
Sponzor i garave të Kupës për të rinjtë është banka TEB.
Final Four 2015 Pjesëmarrësit sipas kategorive:
Pionier: | Bashkimi PZ, Kalaja PZ, Sharrcem Prishtina, Kerasan Prishtina; | ||
Kadet: | Kalaja PZ, Sharrcem Prishtina, Trepça MI, Peja; | ||
Junior: | Bashkimi PZ, Sharrcem Prishtina, Kerasan Prishtina, Peja; |