KOBE BRYANT

nba.com
Që nga viti 2001 me dhimbje!
Marrë nga NBA.com
12 March, 2015 @13:33
Njëri ndër basketbollistët më të mirë në histori të NBA-së, Kobe Bryant, gjatë një intervistë për nba.com ka treguar gjendjen momentale të tij dhe ka bërë të ditura planet për të ardhmen.
Kobe, në tre vitet e fundit, me operacionet që i kaloi, është dashur që të kaloi një fazë të gjatë të rehabilitimit dhe dukej se është i mërzitur nga kjo fazë:
“Nuk e di se a do të mundem të rezistoj, edhe një tjetër fazë të rehabilitimit nëntë mujore”.
Kurse spekulimeve se a do të pensionohet vitin tjetër, Black Mamba e qartësoi me këto fjalë:
“Kush ka thënë se do të pensionohem vitin tjetër? Vitin tjetër do të luaj, madje edhe pas stinorit tjetër do të luaj. Por tani jam duke u ulur këtu, stinorin tjetër dua të luaj, por kjo mund të ndryshojë”.
“Nëse e marrë parasysh që ta kaloj fazën e njejtë dhe të stervitem çdo ditë, do të luaj… Në tre vitet e fundit, pasi luftova me lëndime, tani jam duke kuptuar se pse më trembet syri”.
Super ylli Bryant, tha se këtë herë, rehabilitimi është duke kaluar më lehtë:
“Po mundem që të bëj lëvizje me lehtësi, nuk më duhet që të shtrihem në shtrat një ose dy muaj… Për dy javë në vrapime dhe për një muaj mund të stërvitem për shut, që prej tani jam duke bërë plotë gjëra, pas një kohe do ta bëj një inçizim për ta shikuar se ku jam, e ndiej vehten shumë mirë”.
Ndërsa në lidhje me minutazhën e tij, se a do të pakësohet, pasi që të rikthehet, Kobe është përgjigjur me modesti:
“Nëse duhet të jem i sinqertë, nuk e di… Lëndimin e krahut me të vërtetë është e vështirë ta përballojë, sepse që nga viti 2001 kam dhimbje në të, do të mundohem të mbetem i shëndetshëm, përndryshe, do të filloj koha të jem një baba në shtëpi”.
Video
Kobe Bryant