FINAL FOUR 2015 - OBILIQ

BOROZANI/D.S.
Shorti i Final Four për kategoritë e reja
13 March, 2015 @14:45
Sot janë bërë të ditura çiftet gjysmëfinale të Final Fourit për kategoritë e reja.
Në shortin e tërhequr në lokalet e Federatës së Basketbollit të Kosovës, FBK, sot, për Final Fourin 2015 që organizohet në Obiliq sipas kategorive janë përcaktuar të takohen:
Pionier:
Kerasan Prishtina - Sharrcem Prishtina
Kalaja-Bashkimi
Kadet:
Sharrcem Prishtina - Trepça
Kalaja-Peja
Junior:
Kerasan Prishtina - Peja
Sharrcem Prishtina - Bashkimi
Ndeshjet zhvillohen më 21 dhe 22 mars kur pritet të caktohen edhe fituesit e Kupës për vitin 2015.