SEZAI SURROI
Bashkimi konfirmohet si forca e tretë në vend
14 March, 2015 @22:21
Bashkimi ka dalë fitues në derbin e xhiros XXII të Superligës përballë Yllit të Suharekës me rezultat 87-75.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e ekipit prizrenas këtë stinor përballë rivalit të sontëm, që konfirmon portokall-e-zinjtë si forcë e tretë e vendit në basketboll.
I rikthyeri Mark Dawson ka qenë ndër pikat e ndritshme të ekipit të Bashkimit sonte, derisa Ylli pësoi humbjen e radhës në pranverë.
Dawson debutoi me double-double, 20 pikë e 15 kërcime, derisa i jashtëzakonshëm u tregua edhe Muhamed Hasani me 18 pikë e 7 asistime.
Ylli në fakt ishte më i mirë në pjesë të parë, duke e mbyllur atë 38-39. Por në fillim të pjesës së dytë një furi e prizrenasve bëri që ekipi i Edin Kërveshit të dalë fitues në fund.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Mark Dawson | 20 pikë | 15 kërcime | 4 bllokada |
2 | Muhamed Hasani | 18 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
3 | Mujo Tuljkovic | 12 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
4 | Tom Tankelewitcz | 9 pikë | - | - |
5 | Altin Morina | 6 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Adnan Mustafa | 6 pikë | 1 kërcim | - |
7 | Jacques Streeter | 6 pikë | 5 asistime | - |
8 | Qëndrim Biraj | 6 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
9 | Kreshnik Juniku | 4 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Derrick Washington | 16 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
2 | Urim Zenelaj | 14 pikë | 9 kërcime | 1 bllokadë |
3 | Najee White | 13 pikë | 13 kërcime | 2 asistime |
4 | Artin Gashi | 13 pikë | 5 kërcime | 3 bllokada |
5 | Charles Hammork | 8 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
6 | Erris Nushi | 8 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Salajdin Hysenaj | 3 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |