BARAZON REKORDIN

BOROZANI/Lis Dorambari
E 13-ta me radhë për kampionen
14 March, 2015 @19:44
Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitoren e katërt të stinorit ndaj Vëllaznimit të Gjakovës sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Ekipi i drejtuar nga Marjan Ilievski ka parakaluar nëpër ndeshje si në stërvitje, duke e mposhtur në çdo aspekt kundërshtarin e dobët në parket, për të shënuar fitore me 51 pikë diferencë, 102-51.
Kjo ka qenë fitorja e 13-të me radhë e Prishtinës këtë stinor, me të cilën fitore ka barazuar rekordin e Pejës, që gjithashtu kishte kapur më parë serinë prej 13 fitoreve radhazi.
Në xhiron e radhës, Sigal Prishtina luan derbin e madh të basketbollit vendor kundër Pejës, derisa Vëllaznimi do të provojë të bëj diçka më shumë për t’i ikur zonës së rrezikshme në ndeshje ndaj Trepçës në Shani Nushi të Gjakovës.
REZULTATET DHE TABALAT AKTUALE
Statistikat ekipore
SIGAL PRISHTINA | VËLLAZNIMI | ||
Çereku i parë | 19 | 17 | |
Çereku i dytë | 28 | 7 | |
Çereku i tretë | 30 | 11 | |
Çereku i katërt | 25 | 16 | |
Kërcime | 56 | 30 | |
Asistime | 30 | 8 | |
Bllokada | 3 | 3 | |
Topa të vjedhur | 15 | 8 | |
Topa të humbur | 23 | 20 | |
Tentime për tre pikë | 8/21 | 3/27 | |
Tentime nga loja | 39/71 | 21/71 | |
Gjuajtje të lira | 16/19 | 6/14 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Bojan Trajkovski | 24 pikë | 14 kërcime | 2 asistime |
2 | Blerim Mazreku | 20 pikë | 11 kërcime | 3 asistime |
3 | Jordan Hulls | 18 pikë | 4 kërcime | 7 asistime |
4 | Leonard Mekaj | 12 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Julian Mavunga | 10 pikë | 8 kërcime | 7 asistime |
6 | Demontez Stitt | 7 pikë | 6 kërcime | 6 asistime |
7 | Driton Bajrami | 5 pikë | 4 kërcime | |
8 | Kujtim Sadiku | 4 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Edmond Azemi | 2 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Korab Prekazi | 19 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Sami Hajzeri | 7 pikë | 5 kërcime | - |
3 | Valon Gashi | 5 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
4 | Blend Matoshi | 4 pikë | 3 kërcime | - |
5 | Kreshnik Avdija | 4 pikë | - | - |
6 | Gent Zeka | 3 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
7 | Driton Rraci | 3 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Imer Tahiri | 2 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
9 | Ujkan Karanezi | 2 pikë | 3 kërcime | - |
10 | Atik Koshi | 2 pikë | - | - |