TREPÇA

BOROZANI/D.S.
Arianët e Trepçës, shkëlqejnë në fitore
15 March, 2015 @18:55
Dy Arianët e Trepçës, Tahiri dhe Memeti, i kanë dalë dardhë me bisht Kastriotit sot në ndeshjen e xhiros XXII të Superligës.
Arian Tahiri shënoi 24, derisa Arian Memeti 23 pikë në fitoren e ekipit mitrovicas ndaj atij ferizajas.
Me këtë fitore Trepça ka barazuar bilancin në 11-11, duke e arritur Yllin me pikë në tabelë, por jo me koshaverazh.
Në fakt, Kastrioti ia nisi furishëm ndeshjen. Treshja e huaj e ekipit ferizajas bënte gjithçka dhe shënonte për të fituar bindshëm 10 minutëshin e parë të lojës.
Mirëpo, një mobilizim i mitrovicasve në fillim të çerekut të dytë me serinë 12-0 ka bërë që Trepça të barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë.
E në pjesën e dytë ekipi i Ilir Selmanit ka hapur epërsinë për të shënuar fitore të lehtë në fund, me 9 pikë epërsi ndaj Kastriotit të Jeton Nixhës.
Statistikat e ndeshjes ju sjellim më vonë
Rezultatet sipas çerekëve:
TREPÇA | KASTRIOTI | ||
Çereku i parë | 18 | 27 | |
Çereku i dytë | 27 | 18 | |
Çereku i tretë | 29 | 21 | |
Çereku i katërt | 27 | 26 |
Statistikat individuale te Trepça:
1 | Arian Tahiri | 24 pikë | ||
2 | Arian Memeti | 23 pikë | ||
3 | Besnik Azemi | 14 pikë | ||
4 | Fikret Handzic | 11 pikë | ||
5 | Samir Zekiqi | 10 pikë | ||
6 | Valdrin Haxhiu | 8 pikë | ||
7 | Gazmend Asllani | 8 pikë | ||
8 | Agon Selmani | 3 pikë | ||
9 | Safet Mustafa | - |
Statistikat individuale te Kastrioti:
1 | Keith Gabriel | 36 pikë | ||
2 | Vincent Williams | 33 pikë | ||
3 | Nikolay Balev | 13 pikë | ||
4 | Armend Jashari | 9 pikë | ||
5 | Visar Xhemajli | 1 pikë | ||
6 | Gent Shabani | - | ||
7 | Hysen Sadiku | - |