Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NYK-SAS

Befasia e vitit

nba.com

Befasia e vitit


18 March, 2015 @12:57

Kampioni aktual i NBA-së, San Antonio Spurs, kthehet nga New Yorku, me një dush të ftohtë.

New York Knicks, arriti ta befasojë tërë Amerikën me këtë fitore ndaj skuadrës së Gregg Popovichit, ngase gjenden në fund të tabelës në NBA.

Djelmoshat e trajnerit Derek Fisher, së pari e dërguan ndeshjen në vazhdime, e pastaj arritën ta mposhtin kundërshtarin me rezultat 104-100.

Langston Galloway (22 pikë) dhe Alexey Shved (21 pikë), ishin më të dalluarit tek Knicksi, derisa tek Spursi, 21 pikët e francezit Tony Parker, nuk mjaftuan për fitore.

Super ylli Tim Duncan, pas ndeshjes deklaroi se ishin më të dobët se kundërshtari: 

Ne i mbajtën ata në lojë... Ata morrën zemër dhe shënuan, kurse ne nuk arritëm”.

San Antonio gjendet në pozitën e shtatë në Konferencën Perëndimore, me 41 fitore e 25 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA