SAMIR SHAPTAHOVIC

BOROZANI/ Erdis Driza
Për Kosovën, kthehem
17 March, 2015 @8:39
I larguar befasisht nga basketbolli, Samir Shaptahovic, mund të kthehet t’i ndihmojë Kosovës edhe për dy vite nëse i duhet asaj.
Ky ka qenë prononcimi i basketbollistit që mbi një dekadë luajti në vendin tonë, ndërsa u përshëndet muaj më parë nga basketbolli për arsye familjare.
“U gëzova shumë kur dëgjova se u pranuam me të drejta të plota në FIBA. Kam luajtur 13 vite në Kosovë dhe jam në gjendje t’ia fali Kosovës edhe dy vite tjera, pas pranimit në FIBA,” ka thënë ndër të tjera Samir Shaptahovic, ka transmetuar dje Gazeta Olle.
Përveç Samirit, veshjen e fanellës së Kosovës e ka paralajmëruar edhe Yll Kaçaniku që ka përvojë të madhe në Superligën turke.