FINAL FOUR 2015 - OBILIQ
BOROZANI
Obiliqi pret pjesëmarrësit
14 March, 2015 @10:39
Obiliqi edhe zyrarisht nikoqir i Kupës së Kosoves për gjeneratat e reja. Federata e Basketbollit të Kosoves ia ka dhënë driten e gjelbër Komunes së Obiliqit që ta organizojë ngjarjen kryesore të vitit për gjeneratat e reja, të ashtuquajturin FINAL FOUR në kuadër të TEB Kupës së Kosovës për pionerë, kadetë dhe juniorë që do të zhvillohet më 21 dhe 22 mars. Përgjegjës për mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje do të jenë zyrtarët e K.B “AS KASTRIOTI” nga Obiliqi që bëjnë gara në Ligën e Parë të basketbollit të Kosoves, nën mbikëqyrjen e FBK-së dhe në patronatin e Kryetarit të Komunës i cili ka shprehur vullnetin e plotë për përkrhajen e tij në këtë projekt. Ngjarja do të zhvillohet në palestren moderne “Adem Jashari” në Obiliq dhe është ngjarja më e madhe e periudhes së pasluftës sa i përket basketbollit që është zhvilluar ndonjëherë në Obiliq.