REPREZENTACIONI

Vjen edhe Kaçaniku
16 March, 2015 @8:46
Basketbollisti kosovar që ka bërë përvojë të madhe në elitën e basketbollit turk dhe ka mbrojtur ngjyrat e përfaqësueses turke një kohë, Yll Kaçaniku, është i gatshëm t’i ndihmojë reprezentacionit të Kosovës në basketboll.
Aloja 202 centimetërshe në një bisedë për të përditshmen Koha Ditore ka thënë se mezi pret të luaj për Kosovën dhe do të ishte tejet i entuziazmuar po t’i ipej një mundësi e tillë.
“Jo që jam i gatshëm, por mezi pres të luaj për vendin tim. E kam pasur ëndërr të luaj për përfaqësuesen e vendit tim. Jam i gatshëm që ta barti përvojën time te të rinjtë. Do të ishte privilegj për mua,” është cituar të ketë thënë 29 vjeçari Kaçaniku, që në fund të majit i mbush të 30-tat.
Kaçaniku ka luajtur për shumë skuadra të elitës turke, ndërsa pak ka luajtur në ndërkohë edhe për Sigal Prishtinën. Aktualisht është lojtar i Usakut në elitën turke.