SUPERLIGA

BOROZANI/Erdis Driza/ Arkiv
Tre debutues të huaj këtë javë
16 March, 2015 @20:26
Në xhiron e XXII të Superligës debutuan tre të huaj. Dy prej tyre i solli Bashkimi, derisa një tjetër Besa.
I rikthyer te Bashkimi, Mark Dawson, debutoi me double-double impresiv. Dawson përveç që shënoi më së shumti pikë në ndeshjen e parë të tij këtë stinor me ekipin prizrenas, arriti edhe statistika impresive prej 20 pikëve, 15 kërcimeve dhe 4 bllokadave në ndeshje.
Basketbollisti tjetër që debutoi te Bashkimi ishte Jacques Streeter, që shënoi 6 pikë e 5 asistime në paraqitjen e parë të tij në Superligë.
Ndërkaq, Gordon Ball, që debutoi te Besa regjistroi gjithashtu double-double për ekipin e tij. Besa u mposht nga Peja, por Ball tregoi cilësitë e tij me 15 pikë e 10 kërcime të regjistruara në paraqitjen e parë të tij për ekipin pejan këtë stinor.
Numri i madh i të huajve në Superligë, bën që ata të luajnë rolin kryesor në skuadrat tona, derisa vetëm Trepça dhe Vëllaznimi i Gjakovës janë duke luajtur me përbërje 100% vendore në pjesën përfundimtare të stinorit.