INFORMATORI
BOROZANI/ D.S.
Gjoba, vetëm për ndeshjen Bashkimi-Ylli
19 March, 2015 @11:01
Në Informatorin e fundit të botuar nga FBK, përveç ndeshjes derbi, të gjitha ndeshjet tjera kanë shpëtuar pa dënime dhe janë treguar korrekte.
Derbi i xhiros së kaluar ndërmjet Bashkimit dhe Yllit ka qenë i vetmi që ka nxjerrë gjoba.
Tre basketbollistë të huaj: Mark Dawson (Bashkimi), Najee White (Ylli) dhe Charles Hammork (Ylli), janë ndërshkuar me gabime teknike, që i gjobit ata me 50€, përveç Hammorkut, që e ka gabimin e përsëritur dhe dënohet me dyfishin e vlerës.
Në anën tjetër, hudhjet e shkrepësave në parket nga ana e tifozërisë prizrenase, FBK-ja e dënuar me 100€ shtesë për klubin e Bashkimit, e Yllin me 100€ të tjera për shkak të mos dorëzimit të DVD-së së ndeshjes.
Në ndeshjet tjera nuk është shqiptuar asnjë gjobë e as ndonjë suspendim tjetër, derisa tifozë më së shumti të regjistruar nga FBK ka pasur në Prizren, 1 mijë. Te ndeshja Prishtina-Vëllaznimi janë regjistruar 250 shikues, Trepça-Kastrioti 50, ndërsa derbi lokal i Pejës, Besa-Peja, ka regjistruar 300 shikues.