KARAGAÇ

BOROZANI/Lis Dorambari
Triumf madhor i Pejës
18 March, 2015 @20:55
Peja ka arritur t’ia shkaktojë Sigal Prishtinës humbjen e dytë të stinorit, duke e mposhtur në superderbi sonte në Karagaç.
Ndërprehet seria e fitoreve
Me këtë fitore, Peja ia ka ndërprerë prishtinasve ecurinë prej 13 ndeshjeve pa humbje në Superligë.
Peja nisi shumë mirë ndeshjen. Verdhezinjtë përmes Nic Wise krijuan epërsi 8 pikëshe në fillim të ndeshjes dhe ecnin mirë.
Mirëpo, hyrja e Julian Mavungas në lojë, i cili me treshet e tij, i ndihmuar nga i jashtëzakonshme Bojan Trajkovski, gjithashtu me treshe, bëri që Prishtina të shkojë në pushim me epërsi të konsiderueshme prej 6 pikëve.
Peja arriti të ulë epërsinë prishtinase në çerekun e tretë dhe kur pritej që çereku i tretë të përfundojë baraz, pas treshes së Alban Veselit, Trajkovski qëlloin për tre në sekondën e fundit për t’ia dhënë avantazhin tre pikësh para 10 minutave të fundit të lojës.
Veseli e Wise, çelës
Veseli përsëri u tregua preciz në momente vendimtare. Ai shënoi treshe për t’ia dhënë Pejës edhe një epërsi 5 minuta para fundit të ndeshjes. Por pas një fauli ndaj Dardan Berishës, që iu kthye parketit sonte, ai doli me pesë gabime personale, pranë rezultatit 71-70. Me anë të Mavungas e Trajkovskit, Prishtina merr epërsinë dy minuta para fundit të takimit, 76-77.
Por në fund del në skenë Wise, që krijon epërsi katër pikëshe për Pejën. Prishtina nuk arrin të shfrytëzojë dy sulmet e radhës, e Peja shkon në fitore lehtë në sekondat e fundit të ndeshjes.
Në total, Peja 3-2 Prishtina
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Pejës karshi Prishtinës këtë stinor dhe bilanci në Superligë tashmë është 2-2. Peja javë më parë, mposhti Prishtinën edhe në finale të Kupës së Kosovës, për t’ia rrëmbyer trofeun dhe në total, kjo është fitorja e tretë e verdhezinjëve karshi bardhekaltërve këtë stinor.
REZULTAETET DHE TABELA AKTUALE
Statistikat e ndeshjes ju sjellim më vonë
Statistikat ekipore:
PEJA | PRISHTINA | ||
Çereku i parë | 19 | 17 | |
Çereku i dytë | 17 | 25 | |
Çereku i tretë | 21 | 18 | |
Çereku i katërt | 25 | 19 | |
Asistime | 16 | 20 | |
Kërcime | 43 | 36 | |
Bllokada | 2 | 3 | |
Gjuajtjet e lira | 13/17 | 6/9 | |
Gjuajtjet për dy pikë | |||
Gjuajtjet për tre pikë | 7/20 | 17/39 | |
Topa të vjedhura | 7 | 6 | |
Topa të humbura | 11 | 9 |
Statistikat individuale te Peja:
1 | Nic Wise | 32 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
2 | Jozo Brkic | 17 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
3 | Drilon Hajrizi | 14 pikë | 10 kërcime | - |
4 | Alban Veseli | 13 pikë | - | - |
5 | Janou Rubin | 6 pikë | 8 kërcime | 7 asistime |
6 | Ardit Beqiri | - | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Mario Austin | - | 4 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina:
1 | Bojan Trajkovski | 23 pikë | 12 kërcime | 3 asistime |
2 | Julian Mavunga | 21 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
3 | Dardan Berisha | 10 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
4 | Jordan Hulls | 8 pikë | 7 kërcime | 7 asistime |
5 | Edmond Azemi | 5 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Blerim Mazreku | 5 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Demotez Stitt | 4 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
8 | Leonard Mekaj | 3 pikë | - | - |