FERIZAJ

BOROZANI/ Lis Dorambari
Ylli përforcohet në pozitën e katërt
19 March, 2015 @22:45
Ylli ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Kastriotit sonte në Ferizaj, për tu përforcuar në pozitën e katërt të tabelës dhe për të mbajtur gjallë shpresat për Play-Off.
Ekipi nga Suhareka ka pasur epërsinë gjatë gjithë ndeshjes dhe këtë nuk e ka lëshuar asnjëherë, derisa Najee White dhe Urim Zenelaj përfunduan ndeshjen me double-double.
Kjo ka qenë fitorja e 12-të e stinorit për ekipin e drejtuar nga Agron Berisha dhe kështu ekipi suharekas ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë disfatën e Trepçës për t’i kaluar ata në tabelë edhe me pikë.
Përveç White dhe Zenelaj, edhe Charles Hammork ka arritur të shënojë pikë dyshifrore për Yllin në fitoren e dytë të ekipit brenda tre xhirove të fundit.
Në anën tjetër, ekipi i Jeton Nixhës në luftë për shpëtim nga rënia duhet të kërkojë fitoren në ndonjërën nga 5 xhirot e mbetura të Superligës.
Keith Gabriel si zakonisht ishte koshashënuesi më i mirë te ekipi i Kastriotit. Gabriel shënoi 32 pikë, regjistroi 5 asistime dhe 5 kërcime, derisa vetëm edhe Vincent Williams arriti pikë dyshifrore në skuadër, duke regjistruar 23 pikë.
Kastrioti vazhdon të mbetet në fund të tabelës me gjasa të zbehta për shpëtim, derisa Ylli tashmë ka bërë edhe një hap më shumë drejt Play Offit për ta lënë Trepçën jashtë katërshes së madhe.
Statistikat ekipore
KASTRIOTI | YLLI | ||
Çereku i parë | 22 | 25 | |
Çereku i dytë | 14 | 20 | |
Çereku i tretë | 13 | 20 | |
Çereku i katërt | 29 | 26 | |
Kërcime | 29 | 31 | |
Asistime | 29 | 27 | |
Bllokada | 3 | 3 | |
Topa të vjedhur | 6 | 5 | |
Topa të humbur | 6 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 9/31 | 3/18 | |
Tentime nga loja | 29/63 | 40/72 | |
Gjuajtje të lira | 11/25 | 8/11 |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Keith Gabriel | 32 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
2 | Vincent Williams | 23 pikë | 2 kërcime | 6 asistime |
3 | Nikolay Balev | 8 pikë | 2 kërcime | 2 bllokada |
4 | Gent Shabani | 7 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
5 | Armend Jashari | 6 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
6 | Hysen Sadiku | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Najee White | 27 pikë | 11 kërcime | 8 asistime |
2 | Urim Zenelaj | 18 pikë | 12 kërcime | 1 asistim |
3 | Charles Hammork | 19 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
4 | Artin Gashi | 9 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
5 | Derrick Washington | 8 pikë | 2 kërcime | 6 asistime |
6 | Erris Nushi | 4 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
7 | Florint Fetiu | 4 pikë | - | - |
8 | Selajdin Hysenaj | 2 pikë | - | - |