SHANI NUSHI - GJAKOVË

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Fitore pas 3 muajve
19 March, 2015 @20:24
Vëllaznimi ka arritur të shënojë fitoren e parë në pjesën e dytë të stinorit, duke e befasuar Trepçën në Gjakovë sonte.
Për më tepër, kjo ka qenë fitorja e parë e kuqezinjëve pas tre muajve në Superligë. Fitorja e fundit e ekipit gjakovar ka qenë e regjistruar në xhiron e XIII ndaj Besës në Gjakovë.
Vëllaznimi ka shënuar fitoren e gjashtë të stinorit sonte, derisa Trepçën e kanë mposhtur dy ish basketbollistët e saj që tash veshin fanellën e ekipit gjakovar, Korab Prekazi dhe Imer Tahiri.
Dyshja në fjalë ka shkëlqyer sonte në Shani Nushi për t’ia bërë veçanërisht bajat Trepçës në çerekun e tretë, kur Vëllaznimi me mbrojtje të fortë, pranoi vetëm 8 pikë nga mitrovicasit, karshi 20 të tjerave që i shënuan.
Prekazi ka përfunduar ndeshjen me 25 pikë të shënuara dhe 4 asistime, derisa Tahiri me 16 pikë e 6 asistime.
Te Trepça, Samir Zekiqi shënoi 16, ndërsa Arian Memeti shtoi 14 pikë të tjera, por kjo nuk mjaftoi për fitore të ekipit mitrovicas.
Vëllaznimi tash ka bilanc prej 6 fitoreve e 17 humbjeve, derisa Trepça 11 fitore e 12 humbje.
Rezultatet sipas çerekëve
VËLLAZNIMI | TREPÇA | ||
Çereku i parë | 28 | 19 | |
Çereku i dytë | 21 | 21 | |
Çereku i tretë | 20 | 8 | |
Çereku i katërt | 11 | 19 |
Koshashënuesit te Vëllaznimi
1 | Korab Prekazi | 25 pikë | ||
2 | Imer Tahiri | 16 pikë | ||
3 | Driton Rraci | 10 pikë | ||
4 | Ujkan Karanezi | 9 pikë | ||
5 | Valon Gashi | 9 pikë | ||
6 | Blendi Matoshi | 5 pikë | ||
7 | Gent Zeka | 3 pikë | ||
8 | Sami Hajzeri | 3 pikë |
Koshashënuesit te Trepça
1 | Samir Zekiqi | 16 pikë | ||
2 | Arian Mehmeti | 14 pikë | ||
3 | Gazmend Asllani | 10 pikë | ||
4 | Besnik Azemi | 8 pikë | ||
5 | Fikret Handzic | 7 pikë | ||
6 | Arian Tahiri | 6 pikë | ||
7 | Valdrin Haxhiu | 3 pikë | ||
8 | Safet Mustafa | 3 pikë |