KARAGAÇ
BOROZANI/Arkiv
Bashkimi, pa telashe ndaj Besës
19 March, 2015 @19:19
Skuadra e Bashkimit ka mposhtur pa shumë telashe ekipin e Besës sonte në Karagaç.
Me këtë fitore, Bashkimi ka shënuar fitoren e katërt ndaj rivalit të sontëm këtë stinor në Superligë.
Bashkimi ka krijuar epërsi 15 pikëshe në fund të çerekut të parë me anë të efikasitetit të dyshes së re në ekip, Mark Dawson dhe Jacques Streeter, ndërsa në fund të pjesës së parë portokallezinjtë kishin epërsi 20 pikëshe.
Çereku i tretë i takoi Besës, që fitoi me 9 pikë epërsi 10 minutëshin e tretë të ndeshjes, kurse te ajo e fundit, Bashkimi riktheu lojën në të mirë të vetin për të shënuar fitoren e radhës në Superligë.
Mark Dawson ka qenë basketbollisti më i dalluar te Bashkimi. Qendra amerikane ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 27 pikëve dhe 13 kërcimeve, derisa edhe përforcimi tjetër Streeter shënoi 22 pikë tjera. Sa i përket vendorëve te Bashkimi, asnjëri nuk ka arritur të shënojë pikë dyshifrore, derisa më i dalluari ishte organizatori Muhamed Hasani me 9 pikë e 6 asistime.
Te Besa, që luajti me një të huaj sonte, më i dalluari ka qenë kapiteni i skuadrës, Beqë Kovaçi me 23 pikë të shënuara, derisa u dallua edhe Dion Basha me 18 pikë, 4 asistime e 4 topa të vjedhur.
Kjo ka qenë fitorja e 15-të e Bashkimit këtë stinor, derisa Besa ka pësuar disfatën e 19-të.
Statistikat ekipore
BESA | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 13 | 29 | |
Çereku i dytë | 25 | 30 | |
Çereku i tretë | 29 | 20 | |
Çereku i katërt | 20 | 24 | |
Kërcime | 28 | 36 | |
Asistime | 17 | 27 | |
Bllokada | - | 1 | |
Topa të vjedhur | 6 | 6 | |
Topa të humbur | 7 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 9/27 | 3/13 | |
Tentime nga loja | 34/84 | 41/64 | |
Gjuajtje të lira | 10/16 | 18/23 |
Statistikat individuale te Besa
1 | Beqë Kovaqi | 23 pikë | 8 kërcime | 6 asistime |
2 | Joshua Mason | 18 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
3 | Dion Basha | 18 pikë | 4 asistime | - |
4 | Kushtrim Zeqiraj | 13 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
5 | Elvan Iljazi | 11 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Rron Deçani | 4 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Mark Dawson | 27 pikë | 13 kërcime | 3 asistime |
2 | Jasques Streeter | 22 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Mujo Tuljkovic | 13 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
4 | Tom Tankelewicz | 12 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Muhamed Hasani | 9 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
6 | Kreshnik Juniku | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
7 | Altin Morina | 6 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
8 | Qëndrim Biraj | 6 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |