50 PIKË

nba.com
Harden, shkëlqen me rekord
20 March, 2015 @10:01
Mjekërroshi i Houston Rocketsit, James Harden, dje në ndeshjen kundër Denver Nuggetsit, ishte i pandalshëm.
Harden, luajti me 50 pikë, që ishte shifra më e madhe në karrierën e tij, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 118-108, në favor të raketave të Houstonit.
Dje në palestër, ishin prezent legjendat e Houstonit, si Hakeem Olajuwon dhe Clyde Drexler, ku e festonin 20 vjetorin e titullit të Houstonit, kurse James Harden pas ndeshjes i lavdëroi legjendat me këto fjalë:
“Këtu gjenden lojtarët legjendarë që janë special për Houstonin, ne po mundohemi që të krijojmë diçka speciale, siç kanë bërë ata… Definitivisht është nder shumë i madhë për ne, që të luajmë para tyre”.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e Houstonit, të cilët i kanë 46 fitore në përgjithësi dhe me 22 humbje, gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore.
Video
Performanca e James Hardenit