PRIZREN

BOROZANI/D.S.
Bashkimi, lehtë ndaj Kastriotit
21 March, 2015 @20:51
Bashkimi ka arritur që të shënojë lehtë fitoren e katërt ndaj Kastriotit këtë stinor.
Ekipi prizrenas ka udhëhequr që nga fillimi i ndeshjes dhe nuk ka pasur fare probleme deri te fitorja e radhës.
Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë e portokall-e-zinjëve në Superligë, derisa është regjistruar e 16-ta në përgjithësi në kampionat këtë stinor.
Mark Dawson, edhe në ndeshjen e tretë të tij prej se u rikthye në Prizren, ishte ndër lojtarët më të mirë në radhët e ekipit të Edin Kërveshit.
Dawson regjistroi double-double’in e radhës, me 24 pikë e 14 kërcime në ndeshje, derisa fantastik sonte ka qenë kapiteni Qëndrim Biraj që regjistroi numër rekord të asistimeve në karrierë 13, krahas 18 pikëve që i shënoi për të kompletuar double-double’in e parë të stinorit për ‘te.
Kastrioti nuk ka pasur fuqi të përballet me Bashkimin, por sidoqoftë, lojtari më i mirë i tyre, Keith Gabriel ka përfunduar ndeshjen si realizator më i mirë i takimit me 42 pikë të shënuara. Përveç tij, qendra bullgare e ekipit, Nikolay Balev dhe Armend Jashari kanë shënuar pikë dyshifrore për ekipin e Jeton Nixhës që po kërkon me ngulm shpëtim nga rënia.
Statistikat ekipore
BASHKIMI | KASTRIOTI | ||
Çereku i parë | 28 | 18 | |
Çereku i dytë | 26 | 19 | |
Çereku i tretë | 35 | 21 | |
Çereku i katërt | 28 | 26 | |
Kërcime | 35 | 25 | |
Asistime | 39 | 18 | |
Topa të vjedhur | 11 | 7 | |
Topa të humbur | 15 | 13 | |
Bllokada | 3 | 1 | |
Tentime për tre pikë | 16/32 | 9/27 | |
Tentime nga loja | 46/74 | 30/67 | |
Gjuajtje të lira | 9/14 | 15/21 |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Mark Dawson | 24 pikë | 15 kërcime | 4 asistime |
2 | Mujo Tuljkovic | 24 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
3 | Qëndrim Biraj | 18 pikë | 5 kërcime | 13 asistime |
4 | Tom Tankelewicz | 16 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
5 | Jacques Streeter | 10 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |
6 | Adnan Mustafa | 9 pikë | 2 asistime | - |
7 | Altin Morina | 8 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
8 | Kreshnik Juniku | 5 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
9 | Muhamed Hasani | 3 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Keith Gabriel | 42 pikë | 5 kërcime | 9 asistime |
2 | Armend Jashari | 16 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
3 | Nikolay Balev | 11 pikë | 12 kërcime | 5 asistime |
4 | Gent Shabani | 7 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Visar Xhemaili | 4 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Flakron Sahiti | 4 pikë | - | - |