Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NETS-BUCKS

Fituan pas 3 vazhdimeve

nba.com

Fituan pas 3 vazhdimeve


21 March, 2015 @11:43

Tifozët e pranishëm dje në Barclays Center, me plotë kuptimin e fjalës janë ndarë të kënaqur nga palestra.

Në duelin Brooklyn Nets-Milwaukee Bucks, nuk mjaftuan 48 minuta për ta caktuar fituesin. Ndeshja shkoi tre herë në vazhdime dhe përfundoi me fitoren e Brooklynit me rezultat 129-127.

Brook Lopez, shkëlqeu me 32 pikë e 18 kërcime, tek skuadra e New Yorkut, ndërsa në anën tjetër, nuk mjaftuan për fitore, 29-të pikët e Khris Middleton dhe 21 kërcimet e Zaza Pachulia-së.

Kjo ishte humbja e pestë me radhë e Bucksit, por gjenden në pozitën e gjashtë, me 34 fitore e 35 humbje në Konferencën Lindore.


Video

Ngulitja e Brook Lopezit



 
Të gjitha lajmet nga NBA