DUELI I NATËS

Westbrook, prapë me triple-double
21 March, 2015 @10:35
Disa orë pasi që ekipi i Oklahma City Thunderit kuptoi se ndoshta ylli kryesor i skuadrës, Kevin Durant, do t’u mungojë në pjesën e ardhshme të stinorit për shkak të lëndimit, Russell Westbrook i dha fitoren e madhe ekipit të tij.
Westbrook tregoi se përkundër të gjithave, ai mund t’ia dalë edhe ‘vetëm’ në disa raste, e kësaj here duke e mposhtur Atlanta Hawksin që është në formë këtë stinor.
Përndryshe, Westbrook regjistroi triple-double’in e nëntë të stinorit në fitoren e Oklahomës me rezultat 123-115 në fund të ndeshjes.
Westbrook përfundoi ndeshjen me 36 pikë, 14 asistime dhe 10 kërcime, derisa atij koxha shumë i ndihmoi edhe Dion Waiters me 26 pikë tjera.
Te Atlanta, maqedoni Pero Antic shënoi rekordin e karrierës në NBA duke regjistruar 22 pikë, ndërsa Dennis Schroder shtoi 21 tjera në humbje.
Oklahoma pas kësaj ndeshjeje ka bilanc 39-30, ndërsa Atlanta 53-16.