MPOSHTET REALI

Foto: euroleague.net
Panathinaikos ndërpreu serinë e madrilenëve
21 March, 2015 @10:50
Panathinaikos ka shënuar fitoren e gjashtë në Grupin E dhe vazhdon të shpresojë që të kalojë në çerekfinale të Euroleague këtë stinor.
Ekipi grek mposhti mbrëmë Real Madridin, duke ia ndërprerë serinë prej 5 fitoreve me radhë këtyre të fundit.
Nikos Pappas ka qenë më i dalluari te ekipi grek i drejtuar nga serbi Dusko Ivanovic. Pappas përfundoi ndeshjen me 22 pikë të shnëuara dhe 8 kërcime të regjistruara, derisa përveç tij, pikë dyshifrore shënuan edhe DeMarcus Nelson 16 dhe James Gist 13, në fitoren prej 85-69 të athinasve.
Te Real Madridi mbrëmë nuk funksionoi diçka dhe Pablo Laso duhet të kërkojë arsyet në ndeshjet tjera. Jaycee Carroll me 16 pikë ka qenë më efikasi te madrilenët, derisa atij i ndihmoi edhe Rudy Fernandez me 12 pikë të shënaura.
Panathinaikos pas kësaj fitoreje ka dalë në vend të katërt të Grupit E në Euroleague, me bilanc 6-5, derisa Real Madridi që ka përjetuar humbjen e dytë ka bilanc 9-2 dhe është lider i grupit.
GRUPI E:
1 | Real Madrid | 9-2 | ||
2 | Barcelona | 8-3 | ||
3 | Maccabi Tel Aviv | 7-4 | ||
4 | Panathinaikos | 6-5 | ||
5 | ALBA Berlin | 5-6 | ||
6 | Zalgiris Vilnus | 4-7 | ||
7 | Crvena Zvezda | 3-8 | ||
8 | Galatasaray | 2-9 |
GRUPI F:
1 | Fenerbahçe | 9-2 | ||
2 | CSKA Moska | 9-2 | ||
3 | Olympiacos | 8-3 | ||
4 | Efes Anadolu | 5-6 | ||
5 | Laboral Kutxa | 5-6 | ||
6 | N. Novogorod | 3-8 | ||
7 | Emporio Armani Milan | 3-8 | ||
8 | Unicaja | 2-9 |