PEJA - RILSKI

KB Peja/ Korniza
Ndeshjet e mëparshme ndërmjet Pejës dhe Rilskit
24 March, 2015 @22:04
Skuadra e Pejës sot ka mësuar emrin e kundërshtarit të saj në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.
Verdhezinjtë do të takohen me ekipin bullgar, Rilski Sportist, me të cilin janë takuar dy herë gjatë fazës së parë të këtij stinori. Në të dyja këto ndeshje, pejanët janë mposhtur nga rivali i tyre.
Në përballjen e parë në Bullgari, skuadra e Rilskit kishte arritur të fitojë vetëm pas vazhdimit pesë minutësh, pasi pjesa e rregullt e lojës kishte përfunduar me rezultat 87-87. Në vazhdime Peja kishte mbetur pa pesë lojtarë, ndërsa këtë rast e pat shfrytëzuar në mënyrën më të mirë skuadra vendase duke shënuar fitore me rezultat 105-97.
Në ndeshjen kthyese përsëri kishte dramë. Pejanët megjithëse u patën munduar mjaftë dhe patën treguar lojë të bukur, u mposhtën me vetëm dy pikë disavantazh (91-93), derisa pikërisht kjo ndeshje ishte ndeshja e fundit e njërit prej basketbollistëve më të mirë të Pejës, Samir Shaptahoviçit.
Ky i fundit ishte koshashënuesi më i mirë në të dy ndeshjet kundër Rilskit, duke shënuar secilën herë mbi 30 pikë.
Ndeshjet e mëparshme ndërmjet Pejës dhe Rilskit
Rilski - Peja | 105-97 | ||
Peja - Rilski | 91-93 |