BIBL

Rilski kundërshtari i Pejës
24 March, 2015 @21:09
Skuadra bullgare, Rilski Sportist, është gjysmëfinalistja e tretë në Ligën Ballkanike.
Pas një drame të vërtetë në ndeshjen kthyese ndaj Kumanovës, Rilski arriti kualifikimin vetëm pas vazhdimit pesë minutësh.
Në të vërtetë, pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me epërsi 12 pikëshe të Kumanovës (100-88), mirëpo sipas rregullave të Ligës Ballkanike ndeshja është dashur të shkojë në vazhdim pesë minutësh për ta përcaktuar gjysmëfinalistin, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar po ashtu me epërsi 12 pikëshe, por në të mirë të Rilskit (97-85).
Ndeshja e parë ndërmjet Rilskit dhe Kumanovës.
Në vazhdime bullgarët u treguan më të përqëndruar, derisa basketbollistët e Kumanovës bënë gabime amatoreske gjatë kësaj periudhe.
Julian Norfleet ishte koshashënuesi më i mirë te Rilski me 25 pikë, kurse te Kumanova u dallua reprezentuesi maqedon, Aleksandar Kostoski, me 29 pikë.
Kështu, skuadra e Rilskit në gjysmëfinale do të takohet me Pejën, e cila e kishte siguruar më parë kualifikimin në gjysmëfinale.
Nesër do të luhet ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Craiovës, ku do të përcaktohet edhe skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Ligës Ballkanike. Bardhekaltërit ndeshjen e parë në Rumuni e kishin fituar me epërsi prej 4 pikëve.