INFORMATORI

BOROZANI/Lis Dorambari
Xhiro pa dënime
26 March, 2015 @10:21
Xhiroja e kaluar e Superligës ka kaluar kryesisht qetë, ka bërë të ditur Informatori i radhës i botuar nga FBK.
Kështu, gati të gjitha ndeshjet: Bashkimi-Kastrioti, Prishtina-Besa dhe Trepça Peja - kanë kaluar pa asnjë dënim të vetëm, derisa i vetmi dënim që është shqiptuar është ndaj Yllit, tifozët e së cilës skuadër kanë ndezur 4 fishekzjarre dhe konform Propozicioneve të Garave klubi suharekas është gjobitur me 100€.
Ylli është shumë afër sigurimit teorik të kualifikimit në Play-Off, derisa në xhiron e radhës ndeshen ndaj Pejës.
Deri më tash Play-Offin e kanë siguruar, Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi.