Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Humbja më e thellë e stinorit!

Humbja më e thellë e stinorit!


25 March, 2015 @22:42

Skuadra e Craiovas, përveçse u mposht nga Sigal Prishtina sonte dhe e humbi rastin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, e regjistroi edhe një rekord të zi për vete.

Bardhekaltërit ishin shkaktarë që ekipi rumun ta pësojë humbjen më të thellë të stinorit, përfshirë këtu ndeshjet e Ligës Ballkanike dhe ato të kampionatit rumun.

Prishtina fitoi me epërsi prej 28 pikëve (98-70), ndërsa në një moment gjatë ndeshjes epërsia e prishtinasve arriti deri në 35 pikë (76-41).

Craiova humbjen më të thellë këtë stinor e kishte pësuar kundër Kozuvit, kur ishte mposhtur me disavantazh prej 17 pikëve (80-63), derisa në kampionatin rumun sivjet nuk ka pësuar humbje me më shumë se 16 pikë dallim.

Një humbje më të thellë se ndeshja e sontme, skuadra e Craiovas e ka pësuar vetëm gjatë stinorit të kaluar, kur ishte mposhtur në ndeshjen e parë çerekfinale të kampionatit rumun nga skuadra Oradea me dallim prej 32 pikëve (53-85), ndeshje kjo e zhvilluar më 2 maj të vitit 2014.

Kjo ishte gjithashtu edhe humbja më e thellë në histori të skuadrës së Craiovas në Ligën Ballkanike, pasi që deri më tani humbja më e thellë e tyre ka qenë kundër skuadrës bullgare, Balkan, kur ishte mposhtur në stinorin e kaluar me disavantazh prej 27 pikëve (89-62).



Humbjet më të thella të Craiovas në këtë stinor

1 Sigal Prishtina - Craiova 98-70 28 pikë dallim Balkan League 25 mars 2015
2 Kozuv - Craiova 80-63 17 pikë dallim Balkan League 17 dhjetor 2014
3 Craiova - Steaua 83-99 16 pikë dallim Kampionati rumun 20 dhjetor 2014
4 U-Banca Tr - Craiova 79-63 16 pikë dallim Kampionati rumun 30 janar 2015
5 Ploiesti - Craiova 83-67 16 pikë dallim Kampionati rumun 4 mars 2015


Humbjet më të thella të Craiovas në Balkan League

1 Sigal Prishtina - Craiova 98-70 28 pikë dallim stinori 2014/15 25 mars 2015
2 Balkan - Craiova 89-62 27 pikë dallim stinori 2013/14 28 nëntor 2013
3 Teodo - Craiova 91-70 21 pikë dallim stinori 2013/14 4 shkurt 2014
4 Kozuv - Craiova 80-63 17 pikë dallim stinori 2014/15 17 dhjetor 2014
5 Sigal Prishtina - Craiova 92-76 16 pikë dallim stinori 2014/15 28 tetor 2014
6 Peja - Craiova 80-65 15 pikë dallim stinori 2013/14 3 dhjetor 2013

DREJT TOP 4

Prishtina shkatërron rumunët

Balkan League

Prishtina shkatërron rumunët

25/03/15 @ 20:52

FAKT

Tradita anon për Prishtinën!

Balkan League

Tradita anon për Prishtinën!

25/03/15 @ 16:32

REKORD

10’000 kërcime nga Nowitzki

NBA

10’000 kërcime nga Nowitzki

25/03/15 @ 15:18

SONTE

Më e rëndësishjma e stinorit

Balkan League

Më e rëndësishjma e stinorit

25/03/15 @ 08:22

PEJA - RILSKI

Ndeshjet e mëparshme ndërmjet Pejës dhe Rilskit

Balkan League

Ndeshjet e mëparshme ndërmjet Pejës dhe Rilskit

24/03/15 @ 22:04

BIBL

Rilski kundërshtari i Pejës

Balkan League

Rilski kundërshtari i Pejës

24/03/15 @ 21:09

DIXON

Dixon krahason Kosovën me Malin e Zi

FBK Superliga

Dixon krahason Kosovën me Malin e Zi

24/03/15 @ 15:55

SUSPENDIM I PËRJETSHËM

Gjyqtari nga Kosova përjashtohet përjetësisht nga FIBA

FBK Superliga/Balkan League/International

Gjyqtari nga Kosova përjashtohet përjetësisht nga FIBA

11/06/23 @ 18:37

FINALJA E BIBL

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva

Balkan League

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva

30/04/23 @ 20:41

PËRFUNDON PJESA E PARË!

Peja në disavanazh në finale pas pjesës së parë

Balkan League

Peja në disavanazh në finale pas pjesës së parë

30/04/23 @ 19:24

TRANSMETIMI ONLINE

LIVE: Finalja e BIBL, Hapoel Beer Sheva - Peja

Balkan League

LIVE: Finalja e BIBL, Hapoel Beer Sheva - Peja

30/04/23 @ 16:10

ME FITORE TË THELLË!

Peja për herë të parë në finale të BIBL

Balkan League

Peja për herë të parë në finale të BIBL

28/04/23 @ 20:01

FINALISTI I PARË

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL

Balkan League

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL

28/04/23 @ 19:45

TRANSMETIMI ONLINE

LIVE: Peja - Beroe

Balkan League

LIVE: Peja - Beroe

28/04/23 @ 18:28

FINAL FOUR I BIBL

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL

Balkan League

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL

26/04/23 @ 19:55

DATAT DHE LOKACIONI

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23

Balkan League

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23

06/04/23 @ 12:12

TABELA PËRFUNDIMTARE DHE ÇIFTET E PLAYOFFIT

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit

Balkan League

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit

02/04/23 @ 03:04


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League