39 PIKË EPËRSI

nba.com
Spurs deklason Oklahomën
26 March, 2015 @10:23
Pas humbjes nga Dallas Mavericksi ditë më parë, siç dukej, trajneri Gregg Popovich ua kishte tërhequr vëmendjen lojtarëve, të cilët ishin tepër të koncentruar për ndeshje. Borozani.com
Ndeshja përfundoi me dominimin e lojtarëve të Spursit, ku e mposhtën Oklahoma City Thunderin, me rezultat të thellë 139-91.
Tek San Antonio, shtatë lojtarë arritë të shënojnë pikë dyshifrore, prej të cilëve u dallua më së shumti francezi Tony Parker me 21, kurse në anën tjetër, kësaj radhe nuk funksionoi dyshja Russell Westbrook - Enes Kanter, ku nuk mjaftuan për fitore, përkundër se nga 16 pikët shënuan secili.
Me 45 fitore e 26 humbje, San Antonio Spurs, gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa Oklahoma në të tetën në Konferencën Perëndimore.