KASTRATI & MORINA

Erjon Kastrati (majtë) dhe Gëzim Morina (djathtë), basketbollistët kosovarë që nuk kanë të drejtë të luajnë për Kosovën.
Rasti Kastrati & Morina, dëm i madh për ne
27 March, 2015 @16:22
Federata e Basketbollit të Kosovës siç duket nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, për të cilët është marrë përgjigje negative nga FIBA për të luqjtur në përfaqësuesen e Kosovës.
Vazhdimin e përpjekjeve për ta marrë në përfaqësuese dyshen kosovare që luan në Slloveni e ka konfirmuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.
“Ky është një lajm i pritur por shumë i gëzueshëm për ne sepse na mundëson që më në fund të kontaktojmë kosovarët që dëshirojmë të luajnë për Kosovën dhe të fillojmë të krijojmë reprezentacionet e të gjitha grup moshave me talentët më të mëdhenj dhe lojtarët më të mirë.
Për rastin e Morinës dhe Kastratit, unë mendoj se është dëm që janë natyralizuar si “raste të margjinalizuara” dhe besoj deri në maj do të vazhdojmë me përpjekje që të gjejmë argumente shtesë për zyrën ligjore të FIBA-s, por tani nuk mund të thuhet asgjë më shumë,” tha Hoxha.
Gëzim Morina aktualisht luan për skuadrën Helios Domzale, derisa Erjon Kastrati luan për skuadrën Krka. Që të dy basketbollistët më parë kanë qenë pjesë e reprezentacionit slloven.